Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manchester City mposhtet nga Wolverhamptoni, 3 me 2

Wolverhampton Wanderers ka arritur që ta mposhtë Manchester Cityn, 3 me 2.

City që nga minuta e 12 e ndeshjes ka qenë pa një lojtar, pasi Ederson është ndëshkuar me karton të kuq, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kjo nuk e ka ndaluar Sterlingun, pasi ka shënuar 2 herë në portën e Wolberhamptonit, njërën në minutën e 25-të dhe tjetrën në minutën e 50 të ndeshjes.

Wolberhamtoni edhe pse ka qenë duke humbur 2 me 0 nuk është dorëzuar dhe ka arritur që ta rikthejë ndeshjen në 3 me 2 në favorë të vetin.

Adama Traore në minutën e 55 ka shënuar, duke zvogëluar epërsinë në 1 me 2.

Pas tij, Raul Jimenez ka barazuar rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Matt Doherty.

City pas humbjes së sotme ka dal në pozitën e tretë me 38 pikë në Premier Ligë, pas Leicesterit, i cili ka 39 pikë.

Ndërsa vendin e parë e zë Liverpooli me 52 pikë.

{gallery}