Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ruan kreun me fitoren minimale ndaj Wolvesit

Manchester City ka mposhtur 1:0 Wolverhamptonin në xhiron e 16-të të Premier Leagues për të ruajtur pozitën e liderit në tabelë.

Raheem Sterling realizoi nga penaltia në minutën e 66-të për fitoren e 12-të të ekipit të Pep Guardiolas.

Wolvesi luajti pa një futbollist në gjithë pjesën e dytë pas ndëshkimit me karton të kuq të Raul Jimenezit.

City ka 38 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Liverpooli që më vonë luan me Aston Villan. Chelsea, po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar, ka 33 pikë.