Al Saddi i drejtuar nga Xavi e ka fituar të premten Kupën Emir të Katarit në stadiumin “Ahmed Bin Ali”, në ditën e inaugurimit të vet.
Baghdad Bounedjah shënoi dy herë kundër Heimir Hallgrimssonit të Al Arabit.
Al Saddi e vazhdon suksesin me këtë trofe, pasi e fiton atë për herën e 17-të që është edhe rekord. Ka nëntë trofe më shumë të fituar se Al Arabi qëkur kjo garë filloi në vitin 1972.
Stadiumi “Ahmed Bin Ali” është vendi i katërt që inaugurohet për Kupën e Botës “Katari 2022”, ndërsa Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishin në mesin e 20 mijë tifozëve.
Kapaciteti i stadiumit pritet të jetë 40 mijë ulëse për Kupën e Botës, por pasi të përfundojë Botërori, gjysma e atyre ulëseve do të hiqen sërish.
Ky stadium do të jetë nikoqir i gjashtë ndeshjeve të grupeve dhe një dueli në fazën e 16 ekipeve më të mira, në Botërorin e parë që do të zhvillohet në dimër.