Shifra e biletave të shitura për Kupën e Botës ka arritur në 2.45 milionë, ka thënë FIFA të enjten. Shtëpia botërore e futbollit ka njoftuar se më shumë se 500 mijë bileta janë ende në dispozicion, kur kanë mbetur edhe tre muaj deri në fillim të turneut që do të mbahet në Katar.
Në mesin e biletave më të kërkuara ishin ato të ndeshjeve që Brazili do t’i luajë kundër Serbisë dhe Kamerunit.
Në mesin e dhjetë vendeve ku biletat janë blerë më së shumti janë Katari dhe shtetet fqinje si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Meksika, Franca, Argjentina, Brazili dhe Gjermania, janë po ashtu në listën e publikuar nga FIFA.
Bileta më e lirë për tifozët jashtë Katarit është 250 rial apo 69 dollarë amerikanë. Tifozët duhet ta konfirmojnë biletën për të kërkuar qëndrim në Katar, nëpërmjet faqes zyrtare të turneut.
Edhe
FIFA thotë se janë kërkuar 23.5 milionë bileta për Botëror
64 ndeshjet e gjithë turneut do të zhvillohen në tetë stadiume brenda dhe jashtë Dohas.
Kupa e Botës nis më 20 nëntor dhe ka kapacitet të përgjithshëm prej tre milionë biletave.
Rreth dy milionë bileta janë vendosur në shitje të përgjithshme dhe një milion të tjera janë ndarë për palët e interesit të FIFA-s, si federatat anëtare, sponsorët dhe transmetuesit e ndryshëm.
FIFA më herët kishte thënë se ka pranuar tre milionë kërkesa për blerje të biletës për finalen e Kupës së Botës më 18 dhjetor – dita nacionale e Katarit – që do të mbahet në stadiumin e ri të Lusailit, që ka kapacitet prej 80,000 ulëseve.
Edhe
FIFA ka gati 1200 bileta në shitje për finale, çmimi 7380 dollarë
Shitjet e biletave tani do të ndërpriten për shkak se FIFA ka premtuar një përditësim kah fundi i shtatorit. FIFA po ashtu do të bëhet gati për shitjet përfundimtare të biletave që do të organizohet përgjatë turneut.
Më shumë bileta bëhen të mundshme për t’u blerë pasi ato konfirmohen. Shumë prej tifozëve nuk shkojnë të shikojnë ndeshje në Botëror për shkak se ekipet e tyre eliminohen.