Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KF Vëllaznimi me disa dënime nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Sikur nuk u ka mjaftuar edicioni me plot telashe, KF Vëllaznimi merr një tjetër goditje, tashmë nga Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Klubi gjakovar dhe zyrtarët e saj, duke përfshirë edhe futbollistin Ardit Vokshi e kanë pësuar keq nga ky organ i FFK-së, pasi kanë marrë dënime të ashpëra për shkak të incidenteve të shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes së javës së 16-të ndaj Onixit në Gjakovë.

Klubi i Vëllaznimit është gjobitur me 1,000 euro për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes, transmeton KP.

Kryetrajneri i saj Ekrem Radoniqi është suspenduar për dy ndeshje mos ushtrim të funksionit të tij për shkak të protestave ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Dënimin më të rëndë e ka pësuar ndihmëstrajneri i kësaj skuadre Luan Tabaku, i cili është suspenduar për pesë ndeshje, shkaku që kishte kapur një futbollist të skuadrës mysafire për fyti pas përfundimit të ndeshjes.

Edhe Tjetër goditje për Vëllaznimin – sanksionohet nga BAT-i Basketboll Tjetër goditje për Vëllaznimin – sanksionohet nga BAT-i

Për shkak të kartonit të kuq dhe tentim sulmit ndaj futbollistëve të Onix, lojtari i Vëllaznimit, Ardit Vokshi është dënuar me pesë ndeshje mos lojë.

Ndërkohë, zyrtari i këtij klubi Besnik Gojani ka shpëtuar me vetëm 200 euro gjobë si rrjedhojë e organizimit të dobët të ndeshjes.