Tifozët shqiptarë ndihen të rrezikuar në Plzen

Ultrasit çekë marrin përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës

Florim Maliqaj 14 November 2019 18:24
19:03

Duke publikuar fotografi e video në rrjete sociale, grupet ultrase të tifozëve të Brnos dhe Plzenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj tifozëve të Kosovës.

Uebfaqja “hooligans.cz” ka shkruar se ultrasët e Brnos dhe Plzenit kanë sulmuar tifozët e Kosovës dhe menjëherë ka ndërhyrë policia çeke.

Kjo faqe, në Facebook ka postuar fotografi të disa tifozëve të maskuar që bartnin flamujt serbë e çekë dhe me shkrimin “S'ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by správce3 (@hooligans.cz) on

 

18:26

Sulmohen tifozët kosovarë në Plzen

Janë sulmuar tifozët kosovarë në rrugët e Plzenit pak orë para nisjes së ndeshjes mes Kosovës e Çekisë.

KTV sjell fotografitë e njërit prej të lënduarve nga sulmi i tifozëve çekë.

Policia menjëherë ka arrestuar sulmuesit.

 

Lexo edhe:

Brohoritje “Kosova është Serbi” para hotelit të përfaqësueses, intervenon policia çeke

 

18:24

Tifozët shqiptarë ndihen të rrezikuar në Plzen

Tifozët shqiptarë kanë thënë se po ndihen të rrezikuar nëpër rrugët e Plzenit, para nisjes së ndeshjes mes Çekisë e Kosovës në kualifikimet për “Euro 2020”.

KTV raporton se dy herë ka pasur tentim nga tifozët çekë që t’i sulmojnë tifozët e Kosovës që po ecin rrugëve të qytetit.

Dy herë është dashur edhe intervenimi i Policisë. Tifozët kosovarë kanë thënë se tifozët çekë ishin të maskuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

alipash tepelena15/11/2019 09:41

ata jan serb nuk jan cek.

Shto koment

Të ngjashme