Një numër shumë i madh i tifozëve të Kosovës janë të pranishëm në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë të Sllovenisë.
Kjo konfirmohet edhe nga videot e publikuara nga mediumi “Ekipa.svet.24.si” i Sllovenisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy medium i ka përshkruar skenat pranë stadiumit si “shqetësuese” për tifozët dhe përfaqësuesen e Sllovenisë.
“Ishte e qartë edhe në rrugë se një numër i madh i tifozëve ishin duke ardhur. Nga Sllovenia, Austria, Gjermania, Italia dhe vende të tjera. Do të jetë interesant të shihet nëse do të ketë trazira përreth stadiumit Stozhice, sepse ata do të lejohen të hyjnë me simbole shtetërore dhe të Shqipërisë vetëm në disa pjesë të caktuara të stadiumit, dhe jo aty ku janë tifozët e Sllovenisë. Ato që mund të shihni, pranë stadiumit, janë impresionuese por edhe shqetësuese për tifozët. Tifozët e Sllovenisë mund të jenë në nivel të lartë, por të zhurmshëm do të jenë edhe ata të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera mediumi slloven.
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis në orën 20:45.