Mesfushori Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ekipit të Arsenalit as për ndeshjen kundër Leicesterit, kanë njoftuar mediumet angleze të premten.
Arsenali është mysafir i Leicesterit në duelin e xhiros së 12-të që zhvillohet të shtunën (nesër, 18:30).
Xhaka është lënë jashtë ekipit për këtë ndeshje me kërkesën e tij, ka bërë të ditur trajneri i Arsenalit, Unai Emery.
Emery ka thënë se ka biseduar me Xhakën, të cilin ka dashur ta përfshijë për këtë ndeshje, por mesfushori nuk është ndier i gatshëm.
Për Xhakën, kjo do të jetë ndeshja e katërt rresht që nuk do të jetë pjesë e ekipit prej incidentit me tifozët e klubit, që i kushtoi edhe me marrjen e shiritit të kapitenit.
Edhe
Xhaka në dyshim për Cityn
“Xhaka nuk do të kthehet as ndaj Leicesterit. Kam biseduar me të, pasi po stërvitet shumë mirë, por më ka thënë se ende nuk është i gatshëm për të luajtur. Kështu që, do të presim derisa të jetë gati”, është shprehur Emery.
Xhaka 27-vjeçar këtë edicion ka dhjetë paraqitje me Arsenalin në të gjitha garat.