Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i vendosur për Pogban

Kampioni i Serie A, Juventusi është i vendosur për ta kthyer në radhët e veta mesfushorin francez Paul Pogba.

E përditshmja italiane “Tuttosport” ka raportuar të premten se Juventusi po synon transferimin e Pogbas në janar apo në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të realizuar këtë plan, Juventusi tashmë ka kontaktuar Manchester Unitedin, duke i ofruar hiq më pak se 120 milionë euro dëmshpërblim.

Pogba më herët ka deklaruar se dëshiron të largohet te Manchester Unitedi kurse te Juventusi ka luajtur katër vite (2012-2016), duke i fituar po aq tituj kampioni. 26-vjeçari, këtë edicion ka gjashtë paraqitje te Manchesteri, ekip më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.