Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli mposht Prishtinën në kryeqytet

Feronikeli ka fituar ndaj Prishtinës në kryeqytet në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës me rezultat 2 me 3.

Fitorja e kampionit erdhi në fund, edhe pse Prishtina pati dy herë epërsinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ahmed Januzi kaloi “Plisat” në epërsi në minutën e dytë, para se Carioca të barazonte gjithçka katër minuta më pas. Diar Miftaraj kaloi sërish Prishtinën në epërsi në minutën e 49-të, para se Lapidar Lladrovci e Da Silva të realizonin për fitoren e mysafirëve.

Në tabelë, Prishtina ka arritur në kuotën e 24 pikëve në pozitën e katërt. Feronikeli është i gjashti me 22 pikë.

Image