Sport

Shala e Ibrahimaj shënojnë në Norvegji

Dy reprezentuesit e Kosovës, Herolind Shala e Ylldren Ibrahimaj, kanë realizuar gola të dielën në elitën e futbollit të Norvegjisë.

Shala ka realizuar golin e vetëm të ndeshjes për Valerengan në fitoren 1:0 ndaj Brannit, në xhiron e 27-të, transmeton Koha Ditore. Ai realizoi në fund të pjesës së parë, ndërsa luajti 72 minuta.

Ndërkohë Ibrahimaj realizoi golin e parë për Vikingun në fitoren 3:0 në shtëpi ndaj Lillestromit. Ibrahimaj realizoi në minutën e 14-të.

Shala ka realizuar gjashtë gola këtë stinor dhe asistuar pesë të tjerë. Ibrahimaj ka tre gola e dhjetë asistime në elitë, ndërsa në kupë ka dy gola e katër asistime.

Ibrahimaj është në pritje të debutimit te Kosova.