Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shala shënon gol në fitoren e Valerengas

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka shënuar një gol në fitoren e Valerengas ndaj Oddit me rezultatin, 2:0.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 24-t në elitën e futbollit të Norvegjisë.

Shala shënoi në minutën e 39-të, derisa u zëvendësua në minutën e 72-të. Për 28-vjeçarin ishte goli i dytë në kampionatin norvegjez, derisa në 21 ndeshje ka kontribuar edhe me katër asistime.

Artikuj të ngjashëm