Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha e Ibrahimaj shënojnë për fitoren e Vikingut

Skuadra norvegjeze, Viking, ka shënuar fitore falë futbollistëve shqiptarë. Veton Berisha e Ylldren Ibrahimaj realizuan të dielën mbrëma në fitoren 3:2 ndaj Moldes. Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të kampionatit të Norvegjisë.

Berisha shënoi për 1:0 në minutën e 58-të, ndërsa Ibrahimaj për 2:1 shënoi në minutën e 72-të. Të tre golat e Vikingut u asistuan nga shqiptarët. Zymer Bytyqi asistoi në dy golat e parë, ndërsa Ibrahimaj në golin e tretë.

Ditë pozitive në Norvegji kishte edhe reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani. Ai shënoi një gol dhe asistoi një herë në fitoren 6:1 të Oddit ndaj Mjoendalenit.