Dy reprezentuesit e Kosovës, Herolind Shala e Ylldren Ibrahimaj, kanë realizuar gola të dielën në elitën e futbollit të Norvegjisë.
Shala ka realizuar golin e vetëm të ndeshjes për Valerengan në fitoren 1:0 ndaj Brannit, në xhiron e 27-të, transmeton Koha Ditore. Ai realizoi në fund të pjesës së parë, ndërsa luajti 72 minuta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë Ibrahimaj realizoi golin e parë për Vikingun në fitoren 3:0 në shtëpi ndaj Lillestromit. Ibrahimaj realizoi në minutën e 14-të.
Shala ka realizuar gjashtë gola këtë stinor dhe asistuar pesë të tjerë. Ibrahimaj ka tre gola e dhjetë asistime në elitë, ndërsa në kupë ka dy gola e katër asistime.
Ibrahimaj është në pritje të debutimit te Kosova.