Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Dardanët” presin lajme të mira nga Praga

Anglia është përfaqësuesja që e ka mposhtur së fundi Kosovën. Më 10 shtator në Southampton, Anglia fitoi 5:3 ndaj "dardanëve", që kaluan në epërsi që në minutën e parë. Një tjetër fitore e Anglisë do të paraqiste lajm të mirë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Natyrisht jo në ndeshje me Kosovën, por në ndeshjen që anglezët e luajnë të premten (sot, 20:45) ndaj Çekisë. Ndeshja Çeki - Angli luhet në "Sinobo Stadium" në Pragë dhe ka ndikim të madh në ëndrrën e Kosovës për kualifikim në "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anglia prin në Grupin A eliminator me 12 pikë nga katër ndeshje. Çekia është e dyta me 9 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa e treta është Kosova me 8 pikë nga pesë ndeshje. Mali i Zi e Bullgaria janë jashtë garës për kualifikim me nga 2 pikë të mbledhura.

Me Anglinë superiore në grup, ka mbetur e hapur gara për vendin e dytë, që po ashtu ofron biletë për kampionatin evropian.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)