Sport

Kosova ka shfaqur më të mirën në kualifikimet e kaluara për Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot prej orës 12:00 mëson kundërshtarët në kualifikimet për Euro 2024. Kosova ka tashmë një cikël kualifikuar për Kampionat Evropian. Dhe gjatë tij ka shfaqur nivelin më të lartë. Në kualifikimet për Euro 2020, Kosova ishte në grup të vështirë me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Në fund u rendit e treta me 11 pikë, katër më pak se Çekia e vendit të dytë.

Anglia e fitoi grupin me 21 pikë dhe më pas shkoi larg në Evropian, deri në finale. Kosova la prapa Bullgarinë me gjashtë pikë dhe Malin e Zi me tri pikë. Kosova kishte filluar me barazim 1:1 ndaj Bullgarisë, më 25 mars 2019. Më pas luajti 1:1 në udhëtim ndaj Mali të Zi. Bullgarinë e mposhti 3:2 në Sofje, para fitores 2:1 ndaj Çekisë në shtëpi. E madhe u vlerësua edhe paraqitja ndaj Anglisë në Southampton, me gjithë humbjen 5:3. Tjetër fitore u shënua më 14 nëntor 2019, ndaj Malit të Zi. Dhe kështu Kosova ishte fuqishëm në garë për dy pozitat e para që siguronin avancimin në Evropian.

Por erdhën humbjet 2:1 nga Çekia dhe 4:0 nga Anglia për të shuar shpresat e një vendi të tërë. Entuziazmi për përfaqësuesen kishte prekur kulmin në ato kualifikime. Kërkesa për biletë ishte e jashtëzakonshme.