Mesfushori Andrea Bertolacci është transferimi më i ri te skuadra e Sampdorias, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.
Bertolacci te Sampdoria është transferuar si futbollist i lirë, pasi nuk ka patur ekip dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “Koha Ditore”. 28-vjeçari, te Sampdoria shihet si zëvendësim për belgun Dennis Praet që para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Leicester Cityt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBertolacci edicionin e shkuar ishte pjesë e Milanit kurse karrierë ka bërë edhe te Genoa, Roma e Lecce. Ai ka 200 ndeshje të zhvilluara në Serie A, ku ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 20 herë.
Bertolacci ka edhe pesë ndeshje me Italinë.