Sulmuesi uellsian Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.
Gazeta spanjolle "AS" ka shkruar të martën se Bale tashmë i ka bërë me dije zyrtarëve të klubit se dëshiron të largohet nga "Santiago Bernabeu".
Bale aspak nuk është i kënaqur me trajtimin këtë edicion, pasi në të shumtën e rasteve nuk bën pjesë në përbërjen e parë të Zinedine Zidanet, transmeton Koha Ditore.
Në fakt, ai ishte pranë largimit nga Reali para fillimit të këtij edicioni, por asnjëra prej ofertave nuk e bindën.
"Bale është lodhur te Reali dhe ka kërkuar largimin në verë", ka shkruar "AS".
30-vjeçari, këtë edicion ka shtatë paraqitje të Reali. Bale ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.