Agjenti i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj ka konfirmuar se lojtari do të largohet nga Napoli dhe se Roma është ndër preferencat e lojtarit.
Hysaj ka dështuar të gjejë vend në ekipin e Carlo Ancelottit dhe sipas Mario Giuffredit lojtari do të gjejë vend në klube të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari që ishte afër largimit edhe sezonin e shkuar, sipas agjentit, lehtë mund të përfundojë në kryeqytetin italian.
“Roma është zgjidhje e mirëseardhur për lojtarin, nëse jo zgjedhje e parë. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Napoli mund ta humbë për asgjë dhe kjo do të ishte turp sepse kemi raporte të mrekullueshme. S’do të rinovojmë, s’ka kushte për të dhe për ne dhe Napoli e di këtë”, ka thënë ai për “Radio Punto Nuovo”. “Ndjej po ashtu se është koha për ndryshim pas katër vjet e gjysmë. S’ka nevojë për më shumë bisedime”.