Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj drejt largimit nga Napoli, por mbetet në Serie A

Foto: Reuters

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi ka konfirmuar që mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të largohet nga Napoli për t’u transferuar te një tjetër klub i Seria A.

Giuffredi duket se është lodhur nga trajtimi që i kanë bërë Hysajt te nënkampioni italian dhe firma me Romën shihet si alternativa më e mirë për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Elseidi ka dëshmuar të jetë një lojtar i rëndësishëm nga të dy krahët e mbrojtjes. Ancelotti më tha që do të ishte i lumtur nëse do të qëndronte sepse i dha garanci në këtë drejtim. Ai qëndroi sepse për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të mbyllnim negociatat. Sidoqoftë, ishte një gjë e keqe sepse kishte shumë trajnerë që kishin konsiderata për të”, ka deklaruar Giuffredi për “Radio Punto Nuovo”.

Ai shtoi se Roma është një zgjidhje e mirëpritur për Hysajn, transmeton OraNews.

"Roma është një zgjidhje e mirëpritur për lojtarin edhe pse jo zgjedhja e tij e parë. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Napoli mund ta humbasë me parametra zero dhe kjo do të ishte një turp, pasi kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Ne nuk do të rinovojmë, nuk ka kushte për të dhe ne dhe Napoli jemi të vetëdijshëm për këtë. Ndjej se është koha që ai të bëjë një ndryshim pas katër vite e gjysmë. Nuk ka nevojë për më shumë biseda sepse ne jemi të gjithë në marrëveshje”, tha Guiffredi. M

Hysaj ka humbur terren në organikën e Napolit, me kapitenin e Shqipërisë që shihet si alternativë e tretë në "San Paolo" pas Kevin Malcuit dhe Giovanni Di Lorenzos.