Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj do të largohet nga Napoli

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, do të largohet nga Napoli në fund të stinorit. Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij Mario Giuffredi.

Hysaj 26-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2021, por do të largohet në fund të stinorit.

“Ne kemi informuar Napolin se nuk do të rinovojmë kontratën, pasi duam të largohemi nga klubi. Presidenti është informuar për këtë 20 ditë më parë, kështu që do të gjejmë zgjedhjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Giuffredi për “Radio Kiss Kiss”.

Hysaj ka klauzolë për lirim në kontratën e tij me Napolin në vlerë 50 milionë euro, por që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Së fundi Roma ka shprehur interesim për transferimin e tij.