Elseid Hysaj është emri që po monitorohet tash e një kohë të gjatë nga skuadra e Romës. Mbrojtësi i krahut të djathtë është në listën e emrave që synohet të transferohet te “giallorossët”.
Reprezentuesi i Shqipërisë në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, dhe Roma shpreson të përfitojë nga situata e tij. Hysaj nuk e ka vazhduar kontratën ende me napolitanët, pasi kërkesat e menaxherit të tij për të janë të mëdha, e që janë të larta për Napolin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxheri i tij, Mario Giuffredi, ekskluzivisht ka thënë për “football-italia” se prioritet për mbrojtësin është oferta më e mirë e mundshme.
Ekziston mundësia që Hysaj të transferohet në Romë që në muajin janar.