Barcelona është duke u interesuar për transferimin e yllit të Napolit, Fabian Ruiz, bëri të ditur gazeta “AS” të dielën.
Drejtori i futbollit i Barcelonës, Eric Abidal, të dielën ishte prezent për të përcjellë mesfushorin 23-vjeçar në ndeshjen që Napoli e fitoi 4:1 si mysafir i Lecces, transmeton “Koha Ditore”. Ruiz shënoi një gol në këtë ndeshje. Mesfushori spanjoll është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRuiz te Napoli është transferuar verën e kaluar nga Betisi për 30 milionë euro. Ai ka kontratë me skuadrën italiane deri në verën e vitit 2023.
Këtë stinor, Ruiz ka realizuar një gol në katër ndeshje. Ndërkohë stinorin e kaluar mesfushori qendror kishte luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi shtatë gola e asistoi tre. Ruiz ka edhe tri ndeshje me Spanjën.