Atletico Madridi po interesohet që të transferojë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, bën të ditur gazeta “AS” të hënën.
Ish-reprezentuesi i U-21 të Spanjës është kërkuar edhe nga Real Madridi, mirëpo Napoli po insiston të e mbajë mesfushorin, raporton “Koha Ditore”.
Mirëpo, drejtori sportiv i Atleticos, Andrea Berta është adhurues i madh i Fabian Ruizit dhe po insiston në tranferimin e tij.
Fabian Ruiz impresionoi në stinorin e tij debutues në Serie A, duke shënuar shtatë gola dhe asistuar tre të tjerë.
Ai te Napoli u transferua verën e kaluar nga Real Betisi për 30 milionë euro.
Vet Ruiz ka thënë se ka kontratë me Napolin dhe se do ta respektoj atë.