Sport

Barcelona e përcjell Ruizin

Barcelona është duke u interesuar për transferimin e yllit të Napolit, Fabian Ruiz, bëri të ditur gazeta “AS” të dielën.

Drejtori i futbollit i Barcelonës, Eric Abidal, të dielën ishte prezent për të përcjellë mesfushorin 23-vjeçar në ndeshjen që Napoli e fitoi 4:1 si mysafir i Lecces, transmeton “Koha Ditore”. Ruiz shënoi një gol në këtë ndeshje. Mesfushori spanjoll është duke u kërkuar edhe nga Real Madridi.

Ruiz te Napoli është transferuar verën e kaluar nga Betisi për 30 milionë euro. Ai ka kontratë me skuadrën italiane deri në verën e vitit 2023.

Këtë stinor, Ruiz ka realizuar një gol në katër ndeshje. Ndërkohë stinorin e kaluar mesfushori qendror kishte luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi shtatë gola e asistoi tre. Ruiz ka edhe tri ndeshje me Spanjën.