Sport

Muriqi, garanci e Kosovës për forcën në sulm

Që në ndeshjen e parë kampionale, Vedat Muriqi ka dëshmuar se do të jetë përforcim i qëlluar për Fenerbahçen.

Të hënën mbrëma, sulmuesi shtatlartë i Kosovës shënoi gol të bukur me goditje të fuqishme, ndërsa gjiganti turk arriti fitore 5:0 ndaj Gaziantepit, në hapje të edicionit në Superligën e Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.

Muriqi shënoi golin e dytë të ndeshjes, ndërsa kompletoi ndeshjen në krye të sulmit. Ai dëshmoi po ashtu që golat e shumtë të shënuar edicionin e kaluar me Rizesporin, janë "produkt" i cilësisë që ka dhe ngritjes së madhe të nivelit të lojës.

Në Turqi është vlerësuar lart paraqitja e Muriqit. Lavdet ndaj sulmuesit të fuqishëm nuk kanë të ndalur. Ai shihet si garanci për gola të Fenerbahçes.

Por forma e mirë e 25-vjeçarit ka gëzuar edhe përgjegjësit në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ka kohë që Muriqi përcakton lojën në sulm të Kosovës. Është pikë referimi në sulmin e Kosovës dhe gjithashtu garanci për forcën që "dardanët" kanë në repartin ofansiv.

Për Kosovën, Muriqi ka shënuar pesë gola në 18 ndeshje. Por edhe kur nuk shënon vlerësohet për punën që kryen në sulm. Nuk ndalet asnjëherë duke bërë presion te mbrojtësit e mbi të gjitha krijon hapësirë për lojtarët e tjerë, sidomos ata të krahut...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)