Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi në formacionin e javës në Turqi

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi shpërtheu të dielën duke i realizuar katër gola në fitoren e thellë 8:0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit. 

Për Fenerbahçen ishte fitorja më e thellë në histori, sa i takon Superligës turke.

Pas paraqitjes së jashtëzakonshme, Muriqi ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së gjashtë në elitën e futbollit turk. 

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur të hënën nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.