Sport

Valencia e gatshme të ofrojnë 15 milionë euro për Cuadradon

Valencia është një prej skuadrave më aktive në këtë afat kalimtar dhe tani, synimi i radhës i klubit spanjoll është futbollisti i Juventusit, Juan Cuadrado.

Sipas “Calciomercatos” , drejtuesit e Valencias janë duke e monitoruar situatën e lojtarit te Juve dhe shumë shpejt do të tentojnë transferimin e tij në “Mestalla”, transmeton “Sporti në KTV”.

Valencia ka shpenzuar 50 milionë deri tani në afatin kalimtar dhe, sipas mediave italiane, janë të gatshëm t’ua shtojnë shpenzimeve të tyre edhe 15 milionë euro për kolumbianin.

Cuadrado, në edicionin e kaluar, ka luajtur shumë pak me “bardhezinjtë” dhe me shumë gjasë do të kërkojë një aventurë të re.