Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen niset i pari në Hungari

Foto: Reuters

Max Verstappen i Red Bullit do të niset i pari në çmimin e madh të Hungarisë në Formula 1.

Për holandezin Verstappen, ky është “pole position” i parë në karrierën e tij, pasi provat zyrtare i mbylli me kohën më të shpejtë prej 1 minute, 14 sekonda e 57 të qindtat ,572 që është edhe rekordi i kësaj piste, transmeton “Sporti në KTV”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Valtteri Bottas do të niset i dyti, kurse Lewis Hamilton, po ashtu i Mercedesit do të fillojë garën i treti. Pilotët e Ferrarit Leclerc e Vettel, kanë zënë pozitat 4 dhe 5.

Britaniku Hamilton, i prin bindshëm ranglistës me 41 pikë më shumë se kolegu i tij, finlandezi Bottas.