Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen fiton, Red Bulli vendos rekord në Formula 1

Max Verstappen ka qenë sërish dominues në Formula 1. Verstappen të dielën e fitoi garën Grand Prix të Hungarisë dhe vendosi rekord të fitoreve për skuderinë e Red Bullit. Holandezi Verstappen iu gëzua fitores së shtatë rresht dhe të nëntë në këtë edicion.

Ndërkohë për Red Bullin ishte triumfi i 12-të i njëpasnjëshëm, që është rekord.

Ky dominim i skuderisë së Red Bullit ka nisur prej garës së fundit në vitin 2022, në Abu Dabi. Red Bulli ka thyer rekordin e skuderisë së McLarenit që kishte njëmbëdhjetë fitore rresht me ngasësit Ayrton Senna dhe Alain Prost, në vitin 1988. Lando Norris i McLarenit doli i dyti në Hungari.

Ndërsa Sergio Perezi, ngasësi tjetër i Red Bullit, zuri vendin e tretë. Shtatë herë kampioni, Lewis Hamilton, i cili nisi garën nga vendi i parë, u rendit në vendin e katërt.