Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala kërkon 400 mijë euro në javë t'i bashkohet Unitedit

Foto: Reuters

Paulo Dybala është i gatshëm t'i bashkohet Manchester Unitedit, nëse skuadra angleze i ofron një pagë javore prej 400 mijë eurosh, ka njoftuar të enjten e përditshmja "Daily Mail".

Manchesteri ka arritur marrëveshje me Juventusin për shkëmbimin e Romelu Lukakut me Dybalan, por tani duhet bindur sulmuesin argjentinas që të transferohet në "Old Trafford", transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me një kërkesë të tillë, Dybala dëshiron të jetë lojtari i dytë më i paguar në Premier League pas Mesut Oezilit.

Dybala 25-vjeçar, është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe ka fituar katër tituj kampioni e tri Kupa të Italisë.

Ai me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2022, por pritet të largohet për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Edicionin e shkuar, Dybala ka shënuar dhjetë gola në 42 ndeshje në të gjitha garat.