Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në garë për Dybalan

Skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga sajti italian "Calciomercato".

Dybala pëlqehet shumë nga trajneri i Manchesterit, Ole-Gunnar Solskjaer, që është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij, transmeton Koha Ditore.

Dybala 25-vjeçar mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi këtë edicion ka humbur vendin e titullarit.

Ai ka dhjetë gola e gjashtë asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Edhe Uitedi në garë me Atleticon për Dybalan Sport Uitedi në garë me Atleticon për Dybalan

Dybala ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, kurse për të interesim kanë treguar edhe Bayern Muencheni e Real Madridi.

Te Juventusi është transferuar në vitin 2015 nga Palermo për 40 milionë euro. Ka edhe 19 paraqitje me Argjentinën.