29 vjeçari nga Senegali ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare në Ligën 1 franceze.
PSG ka konfirmuar se kanë kompletuar transferimin e mesfushorit të Evertonit, Idrissa Gana Gueye për 30 milionë euro, raporton goal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGueye ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare, deri më 30 korrik 2023 e do të bëhet lojtari i tetë senegalez që do të luaj për Paris Saing-Germain, transmeton koha.net.
Gueye ka kaluar katër vite të suksesshme në Angli ndërsa karrierën e tij e ka filluar në Lille, ku ka luajtur 176 ndeshje. Nga aty ka kaluar te Aston Villa e më pas te Evertoni.
“Jam shumë krenar që kam nënshkruar me Paris Saint-Germain” ka thënë ai për ueb faqen zyrtare të klubit parisian.