Mesfushori i Evertonit, Idrissa Gueye ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të luaj në Ligue 1, te skuadra e PSG-së.
Gazeta franceze “L'Equipe” ka njoftuar të hënën se PSG-ja, ka bërë gati 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij në verë, transmeton “Koha Ditore”. Gueye 29-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit francez, Thomas Tuchel që është në kërkim të një mesfushori defensiv për edicionin e ardhshëm.
Gueye është pjesë e Evertonit prej vitit 2016 kurse këtë edicion ka 27 paraqitje në Premier League. Ai me Evertonin ka kontratë deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Aston Villa e Lille.
Gueye ka edhe 63 paraqitja me Përfaqësuesen e Senegalit.
Artikuj të ngjashëm
-
Gueye kërkon falje për shuplakën, trajnerët nuk kundërshtojnë rrahjen mes bashkëlojtarëve
-
Chelsea siguron Rogersin për 117 milionë funte
-
Gueye refuzon të luajë për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë
-
Fituesi i Ligës së Kampionëve interesohet për yllin e Barçës
-
Vëllezërit Doue me rrugë të ndryshme në Kupën e Botës