Federico Chiesa nuk dëshiron më të qëndrojë te Fiorentina, pas interesimit të Juventusit për sulmuesin e ri dhe të talentuar italian.
21-vjeçari ka kërkuar largimin, por drejtuesit e Fiorentinës, duke ditur rivalitetin e madh me Juventusin, nuk i kanë kthyer ende përgjigje atij, transmeton “Sporti në KTV”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChiesa sipas medieve në Itali do të ketë një takim me drejtuesit e skuadrës më 23 korrik në New York për të qartësuar situatën e tij dhe mundësisht të lejohet i lirë për të biseduar me Juventusin.
Oferta e “Zonjës së Vjetër” për Chiesën është kontratë pesëvjeçare me pagë prej 5 milionë euro në vit, por klubi i violave i ka vendosur çmim të lartë futbollistit prej 70 milionë eurosh.