Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve ka gati ofertën për Chiesan

Juventusi ka gati ofertën për sulmuesin e Fiorentinas Frederico Chiesa.

Krerët e “Zonjës së Vjetër”, po planifikojnë t’i ofrojnë 21-vjeçarit kontratë të gjatë me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, transmeton KTV.

Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm të ofrojë rreth 75 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Chiesa.

Chisea këtë sezon në 33 ndeshje në Serie A, ka gjashtë gola dhe tri asistime.

Artikuj të ngjashëm