3 perditesime
22:36

Feronikeli fiton përballjen e parë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Në “Fadil Vokrri” skuadra nga Drenasi u tregua më e mirë se Lincoln Reds Imps, të cilën e mposhti me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Mendurim Hoti ai që shënoi një gol të bukur kur po luhej minuta e tretë e takimit.

Hoti plasoi një goditje të fuqishme për ta mposhtur portierin kundërshtar, Soler Ortuno.

Në ndeshjen e radhës Feronikeli do të përballet me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma, e cila sot e mposhti Tre Penne.

21:34

Feronikeli në epërsi pas pjesës së parë ndaj Lincolnit

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Feronikelit dhe Lincolnit në ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës e mbylli me epërsi pjesën e parë, transmeton Koha.net.

Ishte Mendurim Hoti ai që i dha epërsinë Feronikelit në “Fadil Vokrri” duke shënuar një gol të bukur në minutën e tretë.

Image
20:49

Feronikeli në epërsi, Hoti me gol të bukur

Kampioni i Kosovës, Feronikeli e ka nisur për mrekulli takimin parakualifikues në Ligën e Kampionëve ndaj Lincolnit.

Ishte Mendurim Hoti që shënoi në minutën e tretë të takimit për t’i dhënë epërsinë Feronikelit.

20:26

Formacionet zyrtare Feronikeli – Lincoln Reds

Janë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat në orën 20:45 do të ballafaqohen në Prishtinë, ekipi i Feronikelit kundër Lincoln Reds Imps.

Ndeshja është e vlefshme për parakualifimet për Ligën e Kampioneve.

Fituesi nga ky takim do të ndeshet me Satna Coloma, e cila mposhti në “Fadil Vokrri” ekipin Tre Penne, në turneun e kësaj faze që po mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

Image