Sport

Formacioni zyrtar i Ballkanit kundër Lincolnit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka publikuar formacionin për ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Edhe në këtë përballje, Ballkani do të paraqitet me formacionin e njëjtë sikurse para një javë në Prishtinë.

Ndeshja luhet në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit prej orës 18:00 dhe i takon raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ballkani e ka fituar 2:0 ndeshjen e parë që u luajt javën e shkuar në Prishtinë, ndërsa edhe në këtë ndeshje do të paraqitet me formacion sulmues.

Trajneri Daja do të luajë me formacionin 4-3-3, ku në sulm janë të rreshtuar Almir Kryeziu e Nazmi Gripshi në krah, ndërsa Albin Berisha në qendër të sulmit. Kjo treshe do ta ketë prapa treshen e mesfushës: Qëndrim Zyba, Edvin Kuç e Meriton Korenica. Në mbrojtje janë vendosur Lorenc Trashi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova e Armend Thaqi. Ndërsa, porta i është besuar Enea Koliçit.

Image