Skuadra e Milanit është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos.
Lajmi është bërë i ditur të dielën nga "Gazzetta dello Sport". Mësohet se Milani tashmë ka nisur bisedimet me Realin Madridin, duke kërkuar huazimin dyvjeçar të Ceballosit me detyrim të blerjes së tij për 40 milionë euro, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani është i gatshëm që gjatë huazimit dyvjeçar t'i paguajë Realit tetë milionë euro dëmshpërblim. Ceballos pritet të largohet nga Reali gjatë kësaj vere për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur.
Ai është pjesë e Real Madridit prej vitit 2017, kur u transferua nga Real Betisi për 16.5 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ceballos edicionin e fundit ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 34 paraqitje. Ai ka edhe gjashtë ndeshje me Spanjën.