KBF Bashkimi, pas transferimit të një prej basketbollisteve më të mira në vend, Arbnore Përqukut nga KBF Penza, ka arritur të sigurojë edhe shërbimet e basketbollistes së KBF Prishtinës, Saranda Daci.
Daci, që luan në pozitën e qendrës, do të jetë pjesë e Bashkimit për edicionin 2019/20.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi i ri i saj thotë se Daci është ndër më të mirat në pozitën e saj në Kosovë dhe ka fituar gjithçka në basketbollin tonë.
“Mirësevjen Saranda në familjen tonë”, ka shkruar klubi KBF Bashkimi në Facebook, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të prezantojnë edhe përforcimet tjera.
Daci, në edicionin e kaluar, ka fituar tre trofetë me Prishtinën. Ajo ka qenë edhe pjesë e KBF Penzës.