Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daci kthehet te Bashkimi

Basketbollistja Saranda Daci është kthyer te skuadra e Bashkimit pas aventurës së shkurtër që e pati në Çeki, te Slovanka MB.

Skuadra nga Prizreni të enjten e ka konfirmuar kthimin e Dacit, e cila do të jetë e gatshme për finalen e Kupës së Kosovës që Bashkimi e luan të dielën kundër Prishtinës.

Daci këtë sezon e nisi te Bashkimi dhe në fund të vitit të shkuar u transferua te Slovanka.

Te ekipi elitar i Çekisë, Daci i ka regjistruar dhjetë paraqitje në kampionat dhe ka luajtur me një mesatare prej 7.5 pikëve e 5.7 kërcimeve për ndeshje.

“Pasi fitoi Superkupën, Saranda Daci kthehet për të na forcuar për pjesën e mbetur të sezonit. Ajo e nisi sezonin të Bashkimi për të vazhduar në Çeki te Slovanka MB por kthehet sërish në Prizren. Sazi është e gatshme për finalen e Kupës dhe më të në ekip jemi dukshëm më të fortë drejt synimit tonë”, ka shkruar Bashkimi në Facebook.