Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se pret përballje të vështirë me Bullgarinë të hënën në mbrëmje në kualifikimet për Euro 2020.
Në konferencën për media, Challandes ka deklaruar se do të përpiqen të luajnë me stilin e deritashëm. Ai s’ka pranuar të tregojë nëse ylli i ri Florent Hadërgjonaj do të debutojë për Kosovën në këtë ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hadërgjonaj është lojtar i mirë, por asnjëherë nuk mund të tregoj se kush luan. Ne do të provojmë të bëjmë lojën tonë, me filozofinë tonë, pa provuar që ta adaptojmë për kundërshtarin tonë. E kam parë Bullgarinë që ka qenë shumë intensive ndaj Çekisë, dhe e di që të luash këtu kundër Bullgarisë s’është aspak e lehtë”, ka thënë ai, raporton KTV.
Kosova e Bullgaria kishin barazuar 1 me 1 në ndeshjen e parë mes vete në “Fadil Vokrri”.