Pritja e gjatë e Kosovës për Florent Hadërgjonajn po del se ia ka vlejtur.
Hadërgjonaj për pak ndeshje me fanellën e "dardanëve" ka dëshmuar se Kosovës i është nevojitur një lojtar me aftësitë e tij të gjithanshme. Ai po përdoret në pozita të ndryshme nga seleksionuesi Bernard Challandes dhe deri më tash, paraqitjet e tij janë duartrokitur, kudo ka luajtur në fushë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHadërgjonaj në fillim të muajit maj pranoi të luajë për Kosovën pas shumë kohësh hezitim. Ai në fakt priste rastin te Zvicra, por nuk e mori atë, shkruan sot Koha Ditore.
Pak javë pas vendimit rreth përfaqësueses, emri i futbollistit të Huddersfieldit, ishte në listën e Challandesit për ndeshjet eliminatore të "Euro 2020", që Kosova i luajti në muajin qershor.
Të dyja këto ndeshje u luajtën në udhëtim. Hadërgjonaj nuk u aktivizua në të parën, atë ndaj Malit të Zi që përfundoi 1:1, ndërkohë në të radhës pas katër ditësh në Sofje u inkuadrua në pjesën e dytë. Dhe, menjëherë i dha zjarr lojës së Kosovës, duke e ndihmuar të mposhtë Bullgarinë 3:2. Pas kësaj, ishte i rregullt në formacionin "dardan".
Edhe pse njihet si mbrojtës i krahut të djathtë, Hadërgjonaj në këtë pozitë ka luajtur vetëm në ndeshjen e tij të parë me Kosovën, kur ndaj Bullgarisë u aktivizua në 30 minutat e fundit.
Pas kësaj, ai ka luajtur si mbrojtës i krahut të majtë dhe së fundi, ndaj Malit të Zi në Prishtinë, si sulmues i krahut të djathtë. Pra, për pesë ndeshje u aktivizua në tri pozita të ndryshme....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)