Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj siguron mbijetesën, Gjilani shton shanset për ikje nga barazhi

Ferizaj ka mposhtur Kek-un në xhiron e 32-të të Superligës së Kosovës për të siguruar mbijetesën.

Ferizajasit fituan 2 me 5, falë golave të Dardan Çerkinit, Ermal Krasniqit, Blerton Mehmeti, Qëndrim Dautaj e Ylber Lumës, për t’i ikur edhe matematikisht zonës së barazhit, me një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferizaj tani del në pozitën e pestë me 43 pikë në tabelë, katër më shumë se Trepça ’89 që zë pozitën e nëntë, që çon në barazh.

Në xhiron e 32-të, në ndeshjen tjetër Gjilani ka mposhtur Lirinë 4 me 0 për të shtuar shanset për mbijetesë.

Gjilani është i 10-i me 38 pikë, një më pak se Trepça ’89.

Xhiroja e fundit do të jetë vendimtare për të përcaktuar ekipet që mbesin në barazh dhe ato që shpëtojnë.

Kjo është tabela aktuale dhe këto janë ndeshjet që do të zhvillohen në xhiron e 33-të apo të fundit.

Image

Image