Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hasani vazhdon karrierën në Turqi

Mesfushori i Përfaqësueses së Maqedonisë, Ferhan Hasani, do të vazhdojë karrierën në Turqi.

Mediumet në Maqedoni të mërkurën kanë njoftuar se Hasani edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit elitar Sivasspor, përcjell sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tashmë ka arritur marrëveshje dhe në verë te Sivasspori do të transferohet si lojtar i lirë, pasi më 30 qershor i skadon kontrata me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Raed. Hasani, 28-vjeçar, te ekipi Al-Read ka shënuar tre gola e ka dhënë po aq asistime në 26 ndeshje.

Me Sivassporin do të firmosë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Hasani karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e Tetovës, Brondby e Wolfsburgu. Ka edhe 27 ndeshje me Përfaqësuesen e Maqedonisë.