Janë dashur 15 vjet pritje që qytetarët e Gjilanit, veçanërisht “Intelektualët” e Dritës, të organizojnë festë për triumfin e titullit të Kampionit.
Me mijëra “Intelektualë” të moshave të ndryshme i pritën heronjtë e tyre para Teatrit të Qytetit në Gjilan, me këngë e brohoritje, të dielën në mbrëmje.
Për tifozët që nuk patën mundësi të shkonin në Pejë, për ta ndjekur nga afër ndeshjen e fundit Prishtina-Drita, që përcaktonte fituesen e titullit, organizatorët janë përkujdesur që të vendoset një ekran gjigant.
Dukeshin të qetë pasi skuadra e tyre edhe me barazim do të shpallej kampione dhe ashtu ndodhi.
Pas 90 minutash në pritjen e vërshëllimës së fundit të gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri, për disa minuta shpërtheu festa, madje edhe në lot të shumë atyre që ishin të pranishëm aty.
Edhe
“Intelektualët” paralajmërojnë festë në ora 22:00
Qytetarët, pas pak minutash, u shpërndanë në pjesë të ndryshme të qytetit, për t’u mbledhur më pas në ora 21.
Një orë e gjysmë më pas në skenë u ngjitën 100 “Intelektualët”, të cilët kishin qenë në stadium, dhe aty filloi festa e vërtetë.
shkoi shumë dhe organizatorët i ftuan një nga një heronjtë e Dritës, që i sollën gëzimin qytetit që jeton për sport, titullin e më të mirit pas një dekade e gjysmë.
U bë ngritja e trofeut lartë dhe shpërtheu festa që zgjati pa mbarim.
Për stafin drejtues të skuadrës “Bardhekaltër”, ky është titull padyshim i merituar, që i dedikohet qytetit të Gjilanit, e që i mungonte tash e një kohë të gjatë.
Edhe futbollistët e kësaj skuadre iu gëzuan suksesit të dytë në histori të klubit gjilanas.
Edhe
“Intelektualët” premtojnë spektakël ndaj Prishtinës, 40 autobusë do të nisen drejt Pejës
E për kryetarin e “Intelektualëve”, ky do të jetë vetëm suksesi i parë i shumë tjerëve që sipas tij e presin Dritën në të ardhmen.
Festa e tifozëve “Bardhekaltër” nga Gjilani së bashku me futbollistët e skuadrës kampione Dritës, për edicionin 2017/2018, vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit.