“Ne do ndërhyjmë menjëherë në Kodin Penal dhe kapërcimi në vijat e bardha dhe hyrja në tapetin e gjelbër do dënohet me 3 vjet burg”. Këtë kryeministri Edi Rama në tryezën e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe FSHF për sigurinë dhe reformimin e futbollit ku kërkoi ndryshim të Kodit Penal.
Sipas tij kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në tapetin e gjelbër është kërcënim fizik për ata që ushtrojnë detyrën e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Burgimi dhe përjashtimi përjetë i atyre që do prekin vijat e bardha do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë duke ndryshuar Kodin Penal. Në Angli u aplikuan dënime më të rënda si përgjigje ndaj dhunës”.
Kreu i qeverisë theksoi një nga problemet e konfliktit mes policisë dhe e Federatës lidhet me cilësinë e impianteve sportive.
“Ka mjaft imipiante që objektivisht hyjnë në parametrat e lejueshëm të policisë. Policia e hedh topin te Federata dhe Federata te policia. Duhet bashkatisht të garantojmë monitorimine me kamera të të gjithë impianteve.
Stadiumet mos jenë arena ku këndohet në kor libri i shtëpisë së arbitrit apo kundërshtarit dhe kënga kundër kompetentit në Vlorë të mos kthehet në hymn të stadiumeve sa herë ka pakënaqësi ndaj vendimeve, por të hyjë në proces ligji dhe në bazë të statusit të spektatorit të merren edhe ndëshkimet përkatëse”. /abcnews.al