Me 88 vota pro, 13 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar të enjten ndryshimet në Kodin Penal të Republikës, për ashpërsimin e ndëshkimeve ndaj atyre që do të shkelin masat e marra kundër përhapjes së COVID-19.
Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, u pranuan edhe disa propozime të presidentit Ilir Meta për dënimet gjatë pandemisë. Sipas këtyre ndryshimeve, një qytetar do të dënohet me gjobë deri burg 6 muaj burgim për shkeljen e masave, ndërsa kur e ka bërë atë në një subjekt tregtar do të jetë deri në 2 vjet burgim. Moszbatimi i urdhrit të karantinimit nga mbartësi ose jo i sëmundjes infektive dënohet me 2-3 vjet burg.
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve dënohet me burg 25 vjet. Ndërkohë nëse shkakton pasoja të rënda me dashje në jetën e njerëzve duke përhapur COVID19 atëherë dënimi është nga 3-8 vjet burg.
Në fjalën kryeministri Edi Rama u ndal te momentet më të diskutuara së fundmi lidhur me vendimet e Qeverisë për dënimin me burg të shkelësve të rregullave të distancimit social dhe për masat e marra për përballimin e krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia. Kreu i Qeverisë tha se dënimet me burg për shkeljet e rregullave për parandalimin e infeksionit do të aplikohen vetëm gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe se ato janë të domosdoshme në një çast kur Qeveria po planifikon të hapë pak nga pak ekonominë.
“Sot është bërë një punë e mirë në funksion të situatës përtej gjithë fjalëve, akuzave, ne faktikisht kemi mbushur një boshllëk të Kodit tonë Penal që rezultonte i vetmi në Evropë pa asgjë të shkruar për një situatë të tillë. Dhe për më tepër në këtë fazë kur ne po përgatitemi që të hapim gradualisht aktivitetin ekonomik të normalizimit sa është e mundur të jetës ishte e pamundur të konceptohej që paralelisht të mos kishim këto masa që të garantojnë hapjen, se ajo që kemi vënë re ditët e fundit një shqetësim ka ardhur edhe nga drejtuesit e policisë, edhe nga bashkitë, është relaksimi dhe një lloj lëshimi që nuk mund të kthehet në fenomen se është shumë i rrezikshëm”- tha Edi Rama.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar.
-
Në Shqipëri falen gjobat e shqiptuara për COVID-19
-
Me ligjin e ri kundër COVID-19 mund të dënoheni deri në 500 euro nëse s’respektoni masat
-
Dënimet për mosrespektim të masave shkojnë nga 2 deri 12 vjet burgim
-
Shqipëria ashpërson Kodin Penal: Burg deri në dhjetë vjet kush keqtrajton gruan në sy të fëmijëve
-
Masa të rrepta në shtetet fqinje: në Bullgari deri në 5 vjet burgim, në Serbi deri në 3 vjet, në Kroaci deri në 16.000 euro gjobë