Sport

Batatina: Janë grumbulluar më shumë se 30 nënshkrime për shkarkimin e Ademit

Batatina: Janë grumbulluar më shumë se 30 nënshkrime për shkarkimin e Ademit

Sipas drejtorit sportiv të klubit të futbollit Llapi, Tahir Batatina, më shumë se 30 nënshkrime të delegatëve të Kuvendit të Federatës së Futbollit të Kosovës janë grumbulluar me qëllim të shkarkimit të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Në “Sportin Total” në KTV, Batatina ka thënë se ndarja e mjeteve për të drejtat financiare, siç ka thënë FFK-ja, për Prishtinën pak para ndeshjes me Llapin në Superligë dhe polemikat me djalin e legjendës Fadil Vokrri kanë shtyrë delegatët të kërkojnë shkarkimin e Ademit nga pozita e të parit në FFK.