Gramoz Vokrri: Ademi nisi përndjekjen e bashkëpunëtorëve të Vokrrit, më largoi sepse s’pajtohesha me abuzimet

Gramoz Vokrri: Ademi nisi përndjekjen e bashkëpunëtorëve të Vokrrit, më largoi sepse s’pajtohesha me abuzimet

07 March 2019 18:15

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi, ka reaguar pas mbajtjes së konferencës së kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, pas raportimeve për largim të Gramozit nga federata.

Në një postim në Facebook, djali i legjendës Vokrri ka thënë se është larguar nga FFK-ja sepse s’ishte pajtuar me “abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së Ademit”.

Ai ka shkruar se Ademi ka nisur përndjekjen e bashkëpunëtorëve të ish-kryetarit të FFK-së.

Ademi flet për akuzat për ndihmë financiare për Prishtinën dhe për djalin e Fadil Vokrrit

Reagimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, dashamirë dhe sportdashës

Fillimisht, jam jashtëzakonisht I befasuar me mbajtjën e një konferencë për media rreth shkarkimit tim. Besoj fuqishëm që interesi i futbollit kosovar është më i madh sesa interesat personale duke perfshi edhe vetën në këtë parim.

Ka mbi 45 ditë që nuk jam pjesë e strukturave të FFK-së pas një periudhe 6 mujore pa kontratë e as pozitë... Unë kam heshtur.

Largimin tim nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kam bërë publik për opinion, sepse nuk kam dashur që në FFK të këtë turbulencë, por kam dashur ta ruaj autoritetin, integritetin dhe reputacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilin me shumë mund e ngriti Fadil Vokrri dhe bashkëpuntorët e tij të vërtetë, ndërsa Agim Ademi po e shkatërron.

Unë poashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka.

Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shëndrruar në përndjekës të bashkëpuntorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kan qen asnjehere vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës.

Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij.

Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur "miq-bashkpuntorë" të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po i'a bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit.

Pavarësisht ku do të më dërgojnë dallgët e jetës, në Federatë apo diku tjetër, zemra ime dhe familjes time do të rrah bashk me zemrën e futbollistëve të Kosovës, për të përjetuar emocionet që ata na sjellin të gjithëve.

Me respekt dhe fair play

Gramoz Vokrri

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme